Live

Limaj: Besoj se Kosova shumë shpejt do ta ketë shumicën parlamentare

16:41 / 22 Maj 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për situatën e ngërçit politik, ku tha se partia e parë duhet ta ketë shumicën parlamentare dhe tha se beson që Kosova do ta ketë shumicën parlamentare shumë shpejt.

Limaj u shpreh se Kosova ka nevojë urgjente për themelimin e institucioneve dhe sipas tij, kjo bëhet përmes bashkëbisedimit.

“Nisma ka dhënë dhe do ta japë kontributin për ta tejkaluar krizën politike. Esenca është që partia e parë duhet ta ketë shumicën parlamentare dhe besoj se Kosova do ta ketë shumicën parlamentare shpejt”.

“Tash e tre muaj, herë-herë edhe jemi linçuar në publik. Kemi bërë thirrje që për tema nacionale, forcat politike duhet të ulen dhe të bashkëbisedojnë, edhe kur nuk pajtohen. Ulja në një tavolinë nuk do të thotë që do të pajtohesh, por është shumë e domosdoshme të ulesh dhe të bashkëbisedosh me rivalët”.

“Ne, besojmë dhe jemi të bindur se Kosova ka nevojë urgjente për themelimin e institucioneve dhe kjo bëhet përmes bashkëbisedimit. Edhe nesër shkojmë në zgjedhje, pasnesër përsëri do të ulen për të gjetur një shumicë”, tha Limaj, njofton Klankosova.tv.

Tutje, ai u shpreh se Kosova është shtet me shumë telashe dhe se sipas tij, e presin sfida të mëdha rajonale dhe sfida të njohjeve ndërkombëtare.

“Kosova mund t’i bëjë këto kur është serioze brenda vetes, kur elita politike është shumë serioze brenda vetes dhe ata të tjerët që na presin duhet ta kenë një adresë me kë të bisedojnë për këto sfida”.

“Mendoj që tri partitë politike kanë përgjegjësi të madhe në këto çka po flas. Përgjegjësia është e shkallëzuar, por nuk përjashtohet përgjegjësia e të tri partive për të dhënë kontributin e vet”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua