Live

Liverpooli transferon ish-portierin e West Hamit

09:54 / 06 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Skuadra e Liverpoolit ka bërë transferimin e radhës. Pas largimit të portierit të dytë Simon Mignolet drejt Club Brugge, Liverpool ka transferuar ish portierin e West Ham Adrian.

Adrian ishte lojtar i lirë nga West Ham këtë verë. 32 vjecari do të shërbejë si zëvendësues i brazilianit Alisson.

“Jam shumë i lumtur, me të vërtetë i lumtur që jam këtu dhe do të  punoj me një klub të madh në fushë”, tha Adrian për Liverpoolfc.com.

“Jam shumë ambicioz, kam ardhur këtu për të fituar gjithçka duke i bërë konkurrencë Alissonit që ai të bëhet edhe më i mirë”.

“Natyrisht, dëshiroj që të fitoj tituj. Kam ardhur këtu për të luftuar me këtë skuadër në të gjitha garat. Na presin shumë gara përpara – ne do të luftojmë në të gjitha frontet”.  

Shpërndaje në

U Kopjua