Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, deklaron se Elvis Hoxha dhe Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e kanë humbur kontrollën. Sipas Lladrovcit, dështimi në nivel qëndror e lokal dhe rënia e lirë e VV-së në Drenas, “i ka alarmuar trushpërlarët”.
Këtë reagim Lladrovci e ka bërë pasi dyshja më lartë tha se “ia kanë lakuar emrin”.
Elvis e Blerim e kollan kusur, janë lëshue në lakimin e emrit tim. Dështimi i plotë në nivel qendror e lokal, si dhe rënia e lirë e Vv-së në Drenas, i ka alarmuar trushpëlarët.
Këtë rënie, nuk mund ta ndalin as agjentë e as bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja, e as shërbimet në Ballkan.
E keni humbur kontroooollën!