Është ndërprerë numërimi i votave në KZAZ 70 në Pogradec.
Sipas A2Cnn anëtarët e kësaj KZAZ-je kanë vendosur ndërprerjen totale të numërimit deri në orën 12:00. Shkak për ndërprerjen është bërë lodhja e numëruesve dhe mosparaqitja e numëruesve zëvendësues.
Deri më tani në qarkun e Korçës janë numëruar 171 nga 422 kuti, ku në avantazh është PS me 55% të votave, kurse PD 35%.