Live

Luftë për çdo votë në Fier: Celibashi bashkohet me numëruesit për të hapur zarfet e diasporës

07:45 / 15 Maj 2025

Nga Kosova Live

Qarku i Fierit po mban të mbërthyer opinionin publik në ditën e katërt të numërimit të votave.

Kjo për shkak se Partia Socialiste e cila ka marrë 12 mandate, po lufton për çdo votë me koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, e cila pretendon një mandat, shkruan Top Channel, transmeton Klankosova.tv.

Nga numërimi i 587 kutive dhe 16 mijë zarfeve të diasporës (gjithsej janë 26 mijë), PS-ja kryeson qarkun me 107 mijë e 602 vota, ose 63.14 %, ndërsa PD-ja ka marrë 41 mijë e 883 vota, ose 24.58 %.

Por performanca e mirë e koalicionit të drejtuar nga Adriatik Lapaj veçanërisht në diasporë, ka bërë që kjo forcë politike të pretendojë një mandat në Fier.

Sipas të dhënave të KQZ-së, votat e konvertuara në formulë, tregojnë se Lapajt i duhen 359 vota më shumë për të marrë mandatin.

Lufta për çdo votë në Fier ka bërë që edhe kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi të shkonte mbrëmë në Parkun Olimpik ku po numëroheshin votat e diasporës.

Shpërndaje në

U Kopjua