Live

Luiz Ejlli e thotë në Big Brother VIP Albania: Kam tentuar të bëj vetëvrasje

20:14 / 31 Mars 2023

Nga Kosova Live

Sfidat e lojërat e ndryshme po vazhdojnë të jenë të pranishme thuajse çdo ditë në Big Brother VIP Albania.

‘Vëllai i Madh’ ditë më parë ka caktuar një lojë për banorët, të cilët kanë treguar disa nga sekretet e tyre por në formë anonimi.

Ndërkaq, ditën e sotme (e premte) u lexua një zarf nga Deamishel, ku zbulohen konkurrentët që kanë gjetur më shumë sekrete e më pas janë thënë edhe sekretet e tyre.

“Kam tentuar të bëj vetëvrasje”, ka qenë sekreti i artistit shkodran, Luiz Ejlli, që pak a shumë e bëri të ditur edhe atë natë.

Banorët më tej kanë vazhduar të komentojnë këtë, gjersa Olta Gixhari tha se është duke u viktimizuar.

Foto: Screenshot/YouTube
Të tjerët po ashtu treguan disa sekrete që kishin të bënin me gjërat që ju kanë ndodhur në jetë.

Në nominim për të dalë të shtunën janë: Antoneta Koci, Keisi Medini dhe Qetsor Ferunaj.

Shpërndaje në

U Kopjua