Live

Luizi për rrugëtimin e Arjola Demirit në Big Brother VIP Albania: U viktimizua, fëmijëve të saj nuk iu mungon asgjë

11:10 / 24 Janar 2023

Nga Kosova Live

Banorët e Big Brother VIP Albania mbrëmë (e hënë) kanë dhënë opinionet e tyre dhe kanë komentuar personazhet e vitit të kaluar të këtij formati.

Pasi dhanë arsyet pse Iliri u shpall fitues dhe pse humbi Donaldi ata kanë komentuar edhe disa prej ish-banorëve të tjerë.

Mes tyre banorët komentuan edhe lojën e aktores Arjola Demiri, e cila ndonëse jo çmimin kryesor ajo fitoi një banesë për të dhe fëmijët.


Aktorja shqiptare gjatë rrugëtimit të saj në BBVA shpesh herë ishte treguar emocionale duke folur edhe për sfidat që ka kaluar në jetë dhe rritjen e tre fëmijëve pas ndarjes nga bashkëshorti.

Banorët u pyeten nëse Arjola ishte viktimizuar apo ishte reale në ata që përfaqësoi në këtë format.

Derisa shumica e banorëve thanë se nuk ishte viktimizim, Luizi në anën tjetër u shpreh se ajo sipas tij ishte banorja më false.

Këngëtari tha se e njeh edhe personalisht ish-bashkëshortin e saj dhe se fëmijëve të tyre nuk ju ka munguar kurrë asgjë.

“Babanë e fëmijëve të saj unë e njoh edhe nuk iu mungon absolutisht asnjë gjë fëmijëve, as jeta e luksit, as shtëpia, absolutisht asnjë gjë. Arjola ka qenë lojtarja më fallco nga fillimi deri në fund. Sa i përket lotëve është mëse normale që nëna për fëmijë do qajë. Çdo dy ditë do përmendte fëmijët e saj. Me gjithë respektin, aty të gjithë kishin fëmijë, nëna e motra. Arma e saj ishte përmend fëmijët-qaj, përmend fëmijët-qaj, ishte viktimizim”, tha Luizi.

Ndërkohë, teksa dha komentin e tij për Beniadën, Luizi u shpreh se modelja ishte ndër të preferuarat e tij nga edicioni i vitit të kaluar.

Shpërndaje në

U Kopjua