Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Sadriu-Lushaku para fillimit të seancës së 26 të konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shumicën për të votuar kandidaten e propozuar , Albulena Haxhiun
“Dinamika e zhvillimit dhe koha po vijë po e zënë njëra punë tjetrën. Ne ende nga zgjedhjet e kaluara nuk kemi arritë të konsultojmë institucionet një hap shumë elementar të cilën partia që e ka shumicën nuk po arrinë që të sigurojë shumicën në Kuvend edhe për kryetar por edhe për t’i themeluar institucionet e tjera””, ka thënë ajo.
Deputetja e LDK-së ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se ka marrë peng institucionet duke i ushtruar dy funksionet.
“Kjo tregon që partia më e madhe nuk po dëshirë që ta dorëzojë edhe fuqinë ekzekutive, ndërkohë që është duke i ushtruar ted y funksionet. Kjo është një peng marrje ndaj institucioneve të Kosovës me një kosto tepër të lartë për qytetarët e Kosovës”, ka thënë tutje ajo.
Ajo ka treguar se ligjet e specifikojnë dorëheqjen e ekzekutivit
“Kemi ligje që e specifikojnë dorëheqjen e ekzekutivit. Detyrat tona i kemi përfunduar, ajo tashmë është pjesë e gjyqësorit. I kemi dorëzuar të gjitha dokumentet që dëshmojnë se kjo qeveri nuk po respekton obligimet e veta”, tha ajo.
Sadriu-Lushaku ka thënë se Kurti nuk i respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Ai nuk dëshiron ta dorëzojë ekzekutivin. Ky është problem shumë i madh kur udhëhiqesh nga një njeri që nuk dëshiron t’i përgjigjet Kushtetutës. Nuk e kupton parimin bazik të demokracisë,” shtoi ajo.