Live

Lushtaku: Jemi gati për zgjedhje të jashtëzakonshme, por Kosova ka probleme më të mëdha

11:19 / 11 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se nuk po ka reflektim nga partia e parë e dalë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Në hyrje të Kuvendit, ai tha për mediat se ndryshimi i kandidatit do të zhbllokonte situatën.

“Fatkeqësisht, po shihet që nuk ka reflektim nga shumica për të ndryshuar kandidatin dhe për të ardhur deri te zgjedhja e kryetarit dhe konstituimi i Kuvendit dhe për të vazhduar trajtimin e problemeve të qytetarëve që çdo ditë e më shumë po grumbullohen dhe po bëhen më vështirë të tejkalueshme. Derisa nuk reflekton shumica, ne i kemi qëndrimet e njëjta”, tha Lushtaku.

Si deklaroi se partia që ai e përfaqëson është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme, por shtoi se “Kosova ka probleme më të mëdha sesa zgjedhjet”.

Shpërndaje në

U Kopjua