Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka thënë se nuk është mirë të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të kokëfortësisë së Vetëvendosjes.
Këto deklarata ai i bëri para fillimit të seancës së 51-të në tentim për konstituim të Kuvendit, njofton Klankosova.tv.
Lushtaku komentoi edhe takimet mes kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe atij të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj të cilat nuk kanë sjellë rezultate akoma.
“Mosbueshmëria ndaj njëri-tjetrit si dy udhëheqës të partive politike është njëra nga to. Ata e dinë më mirë se çka bisedojnë në tavolinat e tyre”, shtoi mes tjerash ai, njofton Klankosova.tv,