Presidenti francez, Emmanuel Macron në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, u shpreh falënderues për mikpritjen e Shqipërisë.
“Si dje dhe sot është një lumturi e madhe të jem përsëri këtu, një vit e gjysmë pas vizitës sime në vjeshtë 2023”, tha Macron fillimisht, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se rruga e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian është shumë e qartë, dhe shprehu bindjen e ribashkimit të kontinentit evropian, pas Samitit të Komunitetit Politik Evropian që u mbajt dje në Tiranë.
“Dua ta shpreh bindjen e plotë që e shpreha gjatë vizitës së mëparshme për ribashkimin e kontinentit evropian për t’iu dalë ballë sfidave të përbashkëta. Shqipëria ka treguar rrugën ka bërë avancime shumë të mëdha kohëve të fundit, ka bërë shumë blloqe kapitujsh të negociatave, rruga e Shqipërisë është shumë e qartë drejt BE-së”, tha presidenti francez.
Ai shtoi se Franca do të jetë krah Shqipërinë në rrugën e saj evropiane.