Live

Macroni e Putini bisedojnë për Iranin, në telefonatën e parë në tre vjet

20:37 / 02 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për herën e parë në tre vjet, në përpjekje për të depërshkallëzuar krizën e Iranit.

Macroni kishte refuzuar të bisedonte me Putinin që prej kur lideri rus kishte urdhëruar pushtimin e plotë të Ukrainës në vitin 2022, porse Parisi zyrtar ka qenë gjithmonë e më i frustruar se mungesa e komunikimit me Moskën nuk po zgjidh kriza të ndryshme, dhe po i lë ngjarjet diplomatike të ekspozuara ndaj marrëdhënies midis Putinit dhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Pas bisedës dyorëshe, një zëdhënës francez ka bërë të ditur se Macroni ishte optimist rreth mundësisë që Rusia të ushtronte presion ndaj Iranit për të rikthyer bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Ndryshe, Teherani zyrtar ka konfirmuar se po i jep fund çdo bashkëpunimi me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, përfshirë ndalimin e inspektorëve të saj të vizitojnë ndonjërën prej impianteve bërthamore iraniane, ka raportuar The Guardian.

Shpërndaje në

U Kopjua