Live

Majko kundër Vuçiqit: Ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak

17:49 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Në Ohër udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë u pajtuan për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre, të mbështetur nga BE-ja.

Deputeti socialist Pandeli Majko në një reagim shkruan se Aleksandër Vuçiq ka bërë një marrëveshje që të jetojë si gënjeshtar dhe jo si dështak.

“Vuçiç ka bërë marrëveshje me veten që të jetojë si gënjeshtar, dhe jo si dështak! Deklarata e tij, se “…Nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me Republikën e Kosovës” kërkon shkatërrimin e paqes në rajon. Konfuzioni si mekanizëm kontrolli, ka vetëm një përgjigje!”, shkruan Majko.

Shpërndaje në

U Kopjua