Live

Maqedonia e Veriut goditet nga një tërmet

09:02 / 16 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Maqedonia e Veriut, është goditur sot  nga një tërmet me magnitudë 4.0 ballë të Rihterit.

Njoftimi u bë Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.

Sipas EMSC-së, epiqendra e tërmetit ndodhej në zonën epiqendrore të Ohrit. Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, transmeton Klankosova.tv.

Përveç Ohrit, tërmeti u ndje edhe nga banorët e vendbanimeve përreth, si dhe në zonat kufitare në Shqipërinë fqinje.

Deri më tani, nuk ka informacione për dëme të mundshme apo për persona të lënduar.

Shpërndaje në

U Kopjua