CEO i Facebook, Mark Zuckerberg i ka ofruar një ndeshje brenda kafazit në kategorinë ‘Jiu Jitsu’ të arteve marciale CEO-së së ‘Teslas’, Elon Musk.
Ditë më parë Zuckerberg publikoi një video duke u stërvitur, ku nuk munguan reagimet e shumta, shkruan kosovalive.net
Një koment e bëri ‘tag’ Elon Muskun duke i thënë të ketë kujdes se tash Mark di ‘Ji Jitsu’.
“Unë jam i hapur për një ndeshje në kafaz nëse ai do”, u shprehë Musk në replikë.
Better be careful @elonmusk I heard he does the ju jitsu now 😆 🤣 😂 😹 😆 🤣 😂 😹 😆
— [email protected] (@kwmarkoff26656) June 21, 2023
Këtë replikë, Mark e mori dhe e postoi në storie duke shkruar “Ma dërgo lokacionin”.

A do të kemi vërtetë një ndeshje në kafaz mes Zuckerberg dhe Musk? Mbetet të shihet./kosovalive.net/