Live

Marrëveshja në Ohër| PSD organizon protestë për të shtunën, kërkon dorëheqjen e Kurtit

14:53 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka thënë se Marrëveshja e mbrëmshme e dakorduar ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit në Ohër, është e dëmshme për Kosovën.

Në një konferencë për medie, të thirrur të dielën, Molliqaj tha se Kurti nuk ka mandat për këtë marrëveshje.

“Mashtrimi është i madh dhe i rrezikshëm për demokracinë dhe qytetarinë”, tha Molliqaj.

“Prandaj të gjithë që jeni kundër marrëveshjes dhe kundër mashtrimit ju ftojmë në protestë, të shtunën në ora 14:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka ftuar kreu i PSD-së.

Shpërndaje në

U Kopjua