Live

Masa e përkohshme e Kushtetueses, Haradinaj: Vonesë e pajustifikueshme, u shtua kriza në vend

10:41 / 26 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se ky vendim erdhi vonë, dhe sipas tij, kjo vonesë vetëm sa ka shtuar paqartësinë dhe krizën kushtetuese në vend, transmeton Klankosova.tv.

Sakaq, i pari i AAK-së thotë se ekziston frika reale se ndërhyrja e Gjykatës mund të ketë ardhur tepër vonë për të parandaluar pasojat që mund të ishin shmangur në kohë, sipas tij, në kohën kur AAK kishe dorëzuar kërkesën në Kushtetuese.

“Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese konfirmon se gjendja aktuale në vend përbën rrezik serioz për funksionimin kushtetues dhe institucional të shtetit. Pikërisht këtë e kishte theksuar edhe AAK në kërkesën e saj të parë drejtuar Gjykatës. Fatkeqësisht, atëherë Gjykata nuk e shqiptoi masën e përkohshme, ndonëse kushtet ishin pothuajse identike me ato që vetë i ka pranuar tani. Në aktgjykimin e fundit, Gjykata konstaton se situata përbën rrezik real për rendin kushtetues, por megjithatë nuk kishte vendosur masën e kërkuar nga AAK”.

“Kjo vonesë e pajustifikueshme vetëm sa ka shtuar paqartësinë dhe krizën kushtetuese në vend. Sot ekziston frika reale se ndërhyrja e Gjykatës mund të ketë ardhur tepër vonë për të parandaluar pasojat që mund të ishin shmangur në kohë, sikur ajo të kishte vepruar me përgjegjësi në momentin kur u paraqit kërkesa jonë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua