Ka mbërritur grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova të cilët ishin nisur drejt vendeve të shenjta për ka kryer Haxhin.
Kjo u bë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Sipas BIK-ut, ata kanë mberritur shëndosh e mirë në Xhide.
“Ata janë pritur nga përgjegjësit e Drejtorisë së Haxhit të Bashkësisë Islame të Kosovës, të cilët menjëherë i kanë nisur drejt Mekës për t’i akomoduar në hotel”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv.
Këtë vit nga Kosova për ta kryer Haxhin do të udhëtojnë 1 mijë e 576 besimtarë.