Më shumë se 470 tërmete raportohet t’i kenë goditur ishujt Tokara, në jug të Japonisë që nga e shtuna e 21 qershorit.
Kështu njoftoi Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA), transmeton Klankosova.tv.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, këto tërmete, me magnitudë të paktën një ballë të shkallës Rihter, janë ndjerë lehtë nga banorët, pa shkaktuar dëme të mëdha deri më tani.
Dy nga ato ishin me magnitude më të fuqishme, 5.1 ballë të Rihterit, që u regjistruan të dielën përkatësisht të marten.
Agjencia japoneze e Meteorologjisë, ka paralajmëruar banorët të jenë vigjilentë, duke theksuar se aktiviteti sizmik në këtë zonë ka qenë i rritur dhe ka pasur periudha të ngjashme në të kaluarën.
Tokara përbëhet nga 12 ishuj, prej të cilëve shtatë nga to janë të banuar nga rreth 700 banorë.
Disa prej këtyrekanë vullkane aktive dhe janë të lidhur me tragete në mot të mirë.
Japonia është një nga zonat me aktivitet të lartë sizmik në botë, për shkak të vendndodhjes së saj në kryqëzimin e katër pllakave tektonike, transmeton Klankosova.tv.
Në janarin e vitit 2024, një tërmet me magnitudë 7.5 goditi Gadishullin Noto në Japoni.
Si pasojë e këtij tërmeti vdiqën 470 persona.