Live

Mblidhën dashamirët e gjuhës shqipe

15:13 / 08 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Prishtina nga 19-30 gushti do të jetë vendtakimi i albanologëve kudo nëpër botë.

Seminari i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare shënon edicionin e 38-të të organizimit të saj.

Gjithashtu sivjet është 45 vjetori prej kur ka nisur të mbahet ky seminar.

Shkumbin Munishi drejtor i seminarit të sivjetëm tha se tashmë është krijuar një traditë e organizimit të tij.

Munishi për kosova.live tregon se këtë vit ftesa kanë dërguar edhe në direktoriumin e mirënjohur te linguistikëve, Linguistic list.

“Ne zakonisht i dërgojmë ftesat në institutet e albanalogjisë që janë nepër botë, gjithashtu bëjmë dhe ftesa të hapura të cilat i publikojmë në faqen e seminarit, ndërsa sivjet kemi dërguar dhe ne institutin e mirënjohur te lingusitëve, “Lingustic list”, ”.

Sa i përket financimit drejtori Munishi tha se qëndrojnë mirë.

“Ka vite që seminari ka një linjë të vecantë buxhetore në kuadër të rektoratit. Gjthashtu minstria e arsmit na ndihmon që seminaristët ti vendosim në konviketet e Universiteti të Prishtinës”, tha Munishi për portalin.

Ky seminar bashkëpunon ngushtë me Universitetin e Tiranës, përkatësisht me  degën e historisë.

Profesor Munishi thekson se në këtë edicion tri kolege nga Tirana do të mbajnë kurse të gjuhës në kuadër të seminarit.

Ata në përgjegjësi kanë bashkëpunim me të gjitha universitet shqipatare.

Pjesemarrësit e seminarit zakonisht kanë qenë ambasadorët  më të mirë të kulturës shqiptare.

Ky seminar ka luajtur rol të madhë në ngritjën e kulturës shqiptare.

Shpërndaje në

U Kopjua