Live

Mbyllet porti i Hamburgut, raportohet për bombë në urën Kohlbrand

17:36 / 18 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Porti i Hamburgut është mbyllur pasi janë zbuluar municione shpërthyese pranë urës Kohlbrand, e cila për momentin është e pakalueshme për veturat.

Siç njofton Bild, transmeton Klankosova.tv, shërbimi i çaktivizimit të bombave në Hamburg filloi me punën rreth orës 3 pasdite, para se të iu duhej të evakuoheshin nga zona e rrezikut.

Ekspertët e çmontimit të bombave mund të fillojnë punën e tyre vetëm pasi të jenë përfunduar të gjitha masat e evakuimit.

Ndërkaq, të paprekura nga mbyllja janë autostradat. Megjithatë, daljet drejt Urës Kohlbrand në kryqëzimin A7 Hamburg-Waltershof janë të mbyllura.

Shpërndaje në

U Kopjua