Live

“Më 10 shkurt s’ka pse del në punë”, PZAP e gjobit VV’në edhe me 5 mijë euro për deklaratën e Kurtit ku sulmoi Prokurorin

11:05 / 07 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 5 mijë euro tjera për sulmin e Kryeministrit Albin Kurti ndaj Prokurorisë së Shtetit, gjatë tubimit zgjedhor në Gjilan.

Në ankesën e dorëzuar nga PDK citohet deklarata e Kurtit për prokurorët.

“E meqenëse partia me e re politike, Prokuroria e Shtetit nuk do të ketë deputetë në legjislaturën e nëntë, atëherë le të shkojë në shtëpi. Më 10 shkurt s’ka pse del në punë se s’janë tu ba punë. Le të rrinë në shpi. E ne do ta kemi gjyqësorin e ri,..e jo më kësi prokurorësh që Radoiçiqit ia heqin urdhërarrestin e e ndjekin Rozeta Hajdarin”, ka thënë Kurti”, kishte deklaruar Kurti në Gjilan.

Ai kishte thënë se edhe Prokuroria “ka me i humb zgjedhjet” më 9 shkurt.

“Ju po e shihni që fatkeqësisht Prokuroria e shtetit është shndërruar në një parti politike opozitare, por edhe ata kanë me i humb zgjedhjet më 9 shkurt, sikur partitë opozitare ashtu edhe prokuroria e shtetit që u bë si parti opozitare ka me i humb zgjedhjet me 9 shkurt. Por, a e dini çka, pas 9 shkurtit ata nuk do të kenë as deputet në kuvend qysh mundet me i pas naj parti opozitare, nëse kanë fat me kalu pragun partitë opozitare”, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...