Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka pranuar ftesën për takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Këtë për Klan Kosova, e ka konfirmuar zëdhënësi i kësaj partie, Faton Abdullahu.
“Na vjen mirë që, ashtu siç ka propozuar PDK, po ndërmerren hapa institucionalë që shpresojmë se mund të jenë ndihmues për të dalë nga kriza politike dhe për të hapur rrugën drejt krijimit të institucioneve të reja. Kryetari Krasniqi do të merr pjesë në takim, me shpresën që të gjitha partitë të marrin pjesë me konstruktivitet dhe duke e vendosur interesin e qytetarëve në radhë të parë. Kosova ka nevojë për institucione të reja sa më parë”, ka thënë ai, raporton Klankosova.tv.
Presidentja Vjosa Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit. Ajo tashmë ua ka dërguar ftesat për takimet e para me liderët e partive politike.
“Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet.” – tha Bekim Kupina nga Zyra e Presidencës.