Live

Memli Krasniqi i thotë “JO” kërkesës së Fatmir Limajt

21:26 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur edhe rreth idesë së të parit të Nismës, Fatmir Limajt, për një front të përbashkët opozitar.

Sipas Krasniqit, partia që ai drejton, ka identitetin e saj dhe do ta ndjekë rrugëimin që ka për qëllim.

Veç kësaj, ai shtoi se bashkimet potenciale të forcave politike nuk i sheh të nevojshme, duke përçuar kështu mesazh direkt te Limaj, i cili ishte parë shumë i afërt me njerëz të fuqishëm të Partisë Demokratike të Kosovës, gjithmonë së fundi.

“Sa i përket ideve për fronte të përbashkëta, PDK e ka identitetin e vet. Jemi në një rrugëtim, i cili ka vetëm një qëllim, rimarrjen e besimit të qytetarëve për PDK, pa bërë asnjë kompromis për atë se cfarë do të ofrojmë si alternativë qeverisëse në të ardhmen.

Idetë tjera të bashkimeve potenciale të forcave politike nuk i shoh aspak të nevojshme në këtë moment, pasi që secili e ka rrugën e vet dhe jo domosdoshmërisht këto rrugë duhet të përputhen”, tha Krasniqi në Pressing.

Shpërndaje në

U Kopjua