Deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Turqi, ku fitues doli Erdogan.
Lushtaku e quajti Erdoganin vëlla të Kosovës, shkruan kosovalive.net
POSTIMI I PLOTË:
Urime për R.T. Erdogan, i cili është miku dhe vëllai ynë. Mik në ditët si kjo me diell, por mik edhe në ditët e vështira.
Republika e Kosovës gjithmonë do ta kujtojë dhe çmojë rolin kyç që ju personalisht, qeveria dhe populli turk keni luajtur për çlirimin e Kosovës, shpalljen e pavarësisë, si dhe për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të vendit. Ne do të jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen tuaj dhe për marrëdhëniet e ngushta në mes vendeve tona.
Rizgjedhja Juaj në postin më të lartë të Republikës së Turqisë do të shërbejë për thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore.
Ju shpreh dhe një herë urimet e mia të përzemërta. Ju lutem pranoni konsideratat e mia më të larta. E mirëpres thellimin e marrëdhënieve midis vendeve tona dhe popujve tanë.
Me respekt,
Mergim Lushtaku
