Live

Mërgimtari gjen drogë në banesën që e lëshoi me qira në Ferizaj, aktivizohet Policia për kapjen e të dyshuarve

20:30 / 06 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen e drogës dhe arrestimin e personave të dyshuar. Një rast i tillë është zbuluar të mërkurën në Ferizaj.

Këtë herë, rasti u denoncua nga një 29-vjeçar, i cili kërkoi ndihmën e Policisë pasi gjeti drogë në banesën që e kishte lëshuar me qira.

Sinjali ka mësuar se rasti ka ndodhur në një banesë në rrugën “Faruk Begolli” në Ferizaj, ku pronari shkoi pasi u kthye nga Belgjika, për ta kontrolluar gjendjen e saj.

Bazuar në informacionet e para, pasi edhe Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, janë sekuestruar disa qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, mulli për bluarjen e narkotikëve, rizlla dhe dëshmi të tjera.

Për këtë rast, ka dhënë dëshmi pronari i agjencisë të cilit i është lëshuar banesa me qira, ndërsa janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të identifikuar personat e dyshuar.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetimi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...