Live

Merkel: Po shikohen modalitetet e rinisjes së dialogut Prishtinë-Beograd

15:45 / 19 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë për media të mbajtur të premten në Berlin, ka thënë se Gjermania ka interes të madh për integrimin e Serbisë dhe Kosovës në Bashkimin Evropian, por, sipas saj, për këtë është e nevojshme përtëritja e dialogut midis Beogradit e Prishtinës.

Duke folur para një grupi gazetarësh në Berlin, Merkel ka thënë se  “mbi dialogun Beograd-Prishtinë janë shfaqur re të zeza pas vendosjes nga Kosova të taksës ndaj mallrave serbe”.

Sipas saj, tani janë duke u shikuar modalitetet e rinisjes së dialogut dhe se për këtë çështje ajo tha se ka diskutuar edhe me krerët e Kosovës dhe të Serbisë.

“Tani duhet të shohim si ta përtërijmë dialogun. Kam biseduar me Aleksandar Vuçiqin, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn. Ende s’ka përparim në këtë çështje. Kemi ofruar takim në Paris dhe ka nevojë që për këtë të punohet edhe më shumë”, ka deklaroi kancelarja Merkel.

Ajo ka shtuar me këtë rast se vendosja e taksës nga Kosova për produktet serbe ka krijuar paqartësi rreth vazhdimit të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Shpërndaje në

U Kopjua