Live

Merz: Regjimi irnaian është dobësuar ndjeshëm, me gjasë s’mund ta rikthejë forcën që kishte

17:55 / 17 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka deklaruar se regjimi iranian është ndjeshëm i dobësuar dhe “me shumë gjasë nuk do t’i rikthehet më forcës që kishte dikur”.

Komentet i bëri gjatë një interviste për transmetuesin gjerman Welt, në samitin e G7-ës në Kanada.

Sipas tij, e ardhmja e Iranit mbetet e pasigurt, sidomos në kushtet e përshkallëzimit të konfliktit me Izraelin.

“Duhet të presim dhe të shohim se si do të zhvillohen ngjarjet,” u shpreh Merz, citon SkyNews.

Ai theksoi gjithashtu se oferta për ndihmë diplomatike nga vendet evropiane mbetet e vlefshme, në rast se rifillojnë bisedimet.

“Nëse krijohet një situatë e re, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar do të jenë sërish të gatshme të ofrojnë ndërmjetësim diplomatik, ashtu siç kanë qenë deri të enjten e kaluar,” shtoi kancelari.

Shpërndaje në

U Kopjua