Live

Merz s’u bë kancelar i Gjermanisë për gjashtë vota

10:56 / 06 Maj 2025

Nga Kosova Live

Friedrich Merz, mori vetëm 310 vota në Dhomën e Ulët të Parlamentit, sipas asaj që deklaroi presidentja e Bundestagut, Julia Kloeckner.

Për të siguruar shumicën për t’u bërë kancelar gjerman, atij i duheshin 316 vota, transmeton klankosova.tv.

69 vjeçari, udhëhoqi konservatorët CDU/CSU drejt fitores në zgjedhjet federale në shkurt dhe më pas arriti një marrëveshje koalicioni me Socialdemokratët e qendrës së majtë (SPD).

Shpërndaje në

U Kopjua