Live

Mësohet kundërshtari i ardhshëm i BNE, ja kur do të luajnë

08:52 / 07 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Ekipi shqiptar Bad News Eagles e ka mësuar kundërshtarin e ardhshëm në “Legends Stage”,  në Majorin që po mbahet në Brazil.

BNE mbrëmë  e ka mposhtur ekipin numër një në botë FaZe, 2-1.

Sot, ekipi shqiptar do të zhvillojë tjetër ndeshje, ku do të përballen me ekipin e katërt më të fortë në botë NAVI.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Ndryshe, BNE-së i duhen edhe dy fitore në “Legends Stage” për t’u kualifikuar tutje.

Shpërndaje në

U Kopjua