Live

Messi me ‘jarana’ ia shkaktojnë humbjen e parë Brazilit në shtëpi

10:12 / 22 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Kampioni i botës, Argjentina, e ka mposhtur Brazilin në shtëpinë e këtyre të fundit, 0:1.

Golin e fitores e realizoi qendërmbrojtësi Nicolas Otamendi në minutën e 63-të.

Të Verdhët e përfunduan ndeshjen me një lojtar më pak kur Joelinton u ndëshkua me karton direkt të kuq në minutën e 81-të.

Kështu, albicelestët ua shkaktuan humbjen e parë si vendës brazilianëve në kualifikimet për Kupën e Botës.

Kështu, Argjentina ndodhet në vendin e parë me 15 pikë , teksa Brazili bie në vendin e gjashtë me shtatë pikë./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua