Një mësuese e shkollës fillore, e martuar, është dënuar me nëntë vjet burg për ‘akte të dhunshme të natyrës seksuale’ ndaj një nxënësi mashkull 11 vjeç në Rusi.
Anna Plaksyuk, atëherë 25 vjeçe, e kishte detyruar djalin ta puthte në buzë dhe t’i prekte gjoksin – tha gjykata e Leningradit, në Rusi.
Ajo e mbajti brenda pas orës së mësimit, mbylli derën dhe ‘ia përkëdheli pjesët intime nëpër rroba’, transmeton klankosova.tv
Mësuesja pedofile i dërgoi djalit foto nudo derisa u kap nga nëna e djalit e cila gjeti mesazhet dhe fotot eksplicite të WhatsApp dhe e raportoi menjëherë gruan te drejtori i shkollës në Toksovo, Leningrad dhe në polici.
Nëna e djalit akuzoi mësuesen për ‘flirtim sistematik, përkëdhelje dhe puthje’.
Mësuesja, tashmë 27 vjeçe, ka rrëfyer për takimet e fshehta me djalin e mitur në klasën e saj të mbyllur.
Ajo i tha policisë se djali kishte ‘treguar shenja vëmendjeje’ për disa muaj dhe ‘i kishte bërë komplimente’.
Abuzimi seksual i fëmijës vazhdoi për katër muaj, ndërkaq mësuesja ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti. Burri i saj nuk e ka komentuar largimin e gruas nga shkolla dhe dënimin e saj.
Një prind nga shkolla e përshkroi atë si një ‘mësuese ëndrrash’ dhe kolegët e lavdëruan duke thënë se nuk e kishin vënë re ‘anën e errët’ të gruas.
Djali nuk shkoi në shkollë për një periudhë të gjatë pasi mësuesja u ndalua, tha nëna e tij.