Microsoft njofton fundin e Windows 8.1

14:07 / 24 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Windows 8 i përket së kaluarës. Windows 8.1 ishte diçka më mirë, dhe nëse jeni prej atyre që ju pëlqen ky sistem operativ, atëherë keni vetëm 1 muaj për ta shijuar deri në fund.

Microsoft do ti japë fund mbështetjes për Windows 8.1 më 10 Janar 2023 dhe ndryshe nga mënyra sesi e trajtoi Windows 7, kësaj here nuk do të ketë paketë të zgjatur mbështetjeje për Windows 8.1.

Në këtë pikë duhet të vendosni ose të blini një kompjuter Windows ose zyrtarisht të kaloni në Windows 10 ose Windows 11.

Çfarë do të thotë fundi i mbështetjes? Deri më 10 Janar Microsoft do të ofrojë përditësime sigurie dhe rregullime të tjera për probleme që mund të shfaqen.

Pas kësaj date përdoruesit kanë në dorë fatin e tyre. Nëse një maluer apo problem sigurie shfaqet, do të vareni tek softueri i antivirusit që keni në përdorim.

“Microsoft nuk do të ofrojë programin Extended Security Update për Windows 8.1,” thotë Microsoft.

“Përdorimi në vazhdim i Windows 8.1 pas datës 10 Janar 2023 mund të ekspozojë kompanitë dhe organizatat përballë rreziqeve të sigurisë.”/PCWorld Albanian

Shpërndaje në

U Kopjua