Live

Ministri izraelit i Mbrojtjes i prerë: Udhëheqësi suprem i Iranit s’mund të lejohet të ekzistojë më

13:44 / 19 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka deklaruar se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ”nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, pasi spitali Soroka u godit gjatë një sulmi me raketa iraniane, sipas mediave lokale dhe agjencisë së lajmeve AFP.

Duke folur para gazetarëve në Holon, afër Tel Avivit, Izrael Katz raportohet të ketë thënë:

”Khamenei deklaron hapur se dëshiron shkatërrimin e Izraelit, ai personalisht jep urdhrin për të qëlluar mbi spitale. Ai e konsideron shkatërrimin e shtetit të Izraelit si një qëllim… Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë”

Më herët, mediat shtetërore iraniane thanë se objektivi kryesor i sulmit të mëngjesit me raketa ishte një vend ushtarak pranë Spitalit Soroka, jo vetë spitali.

Shpërndaje në

U Kopjua