Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur tender në vlerë 20 mijë euro për furnizim me dhurata protokollare.
Në dosjen e tenderit specifikohen edhe dhuratat që parashihet të blihen përmes kësaj kontrate.
Këto dhurata përfshijnë: Hartën e Kosovës në filigran me kornizë druri, hartën e Kosovës në kristal në pllakë druri dhe kuti plishi nhgjyrë të zezë, Nëna Tereza në traventin, harta e Koosvës në travertine natyral, harta e Kosovës nga metali me ngjyrë ari i vjetër e mbushur me kristale të Trepçës dhe e vendosur në guri travertine me pozitë vertikale me distancer metali dhe bazë druri ku në të ka mbishkrimin nga metali “Kosova”, qilim, harta e Kosovës në kristale të Trepçës, me rreth ari, e vendosur në panel me katror me këmbëz, Adem Jashari Bust figurë nga rezina e patinuar në bronz dhe gjysmë Hyjnesha në Fron, me patinë bronzni nga rezina.
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2025/02/dhurata.png)
Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 36 muaj. Afati i fundit për dorëzim të ofertave është 4 mars 2025, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve./Reporteri.net
![](https://reporteri.net/wp-content/uploads/2025/02/20-mije.png)