Live

Ministrja gjermane, homologëve të Ballkanit: Mos mbani lidhje me Putin, mos sulmoni misionet e NATO-s

18:27 / 01 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë sot se do të jetë i vështirë anëtarësimi në Bashkimin Evropian për shtetet e Ballkanit Perëndimor që sulmojnë anëtarë të misioneve të NATO-s në rajon, apo edhe nëse liderët politikë mbajnë lidhje të ngushta me liderin rus, Vladimir Putin.

Në takimin e saj me homologët e Ballkanit në Berlin, ajo tha se një e ardhme e bazuar në vlerat e Bashkimit Evropian është mbi të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Dua të jem fare e qartë: Do të jetë e vështirë për ne që të vazhdojmë me procesin e anëtarësimit nëse shohim politikanë që kundërshtojnë këto vlera”.

“Nëse shohim shtyrje kundër sundimit të ligjit. Nëse shohim sulme ndaj anëtarëve të misioneve të NATO-s në rajon. Ose nëse shohim zyrtarë të lartë të qeverisë që mbajnë lidhje të ngushta me Vladimir Putin”, ka thënë Baerbock.

“Në vend të veprimeve përçarëse, ne duhet të fokusohemi në atë që na bashkon si fqinjë, çfarë na bashkon si evropianë”.

“Mundësia për të krijuar më shumë siguri dhe më shumë prosperitet në të gjitha vendet tona”, ka thënë Baerbock.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...