Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se Republika e Çekisë e ka miratuar kërkesën e Republikës së Kosovës për akreditimin e atasheut të mbrojtjes të FSK-së.
Sipas tij, kjo është edhe një objektivë e përmbushur, që është zgjerimi i rrjetit diplomatik të atasheve të mbrojtjes.
“Lajm shumë i mirë, Republika Çeke miraton kërkesën e Kosovës për akreditim të atasheut të mbrojtjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Kolonel Bekim Zejnullahu, do të shërbej si atashe jorezident në këtë shtet. Një objektivë tjetër e përmbushur gjatë këtij viti, zgjerimi i rrjetit diplomatik të atasheve të mbrojtjes po ndodhë në vazhdimësi”, ka shkruar ministri në detyrë i Mbrojtjes.