Live

Mirena: Në krye me Osmanin e Kurtin vendi jonë është rrugës për t’u bërë shteti më bajat në botë

18:15 / 19 Mars 2023

Nga Kosova Live

Analisti Ilir Mirena i ka quajtur “bajaticë” dhe “bajat” presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Mirena ka thënë se në krye me Osmanin dhe Kurtin, vendi jonë është rrugës për t’u bërë një ndër vendet më bajat në botë.

Ai duke ironizuar ka thënë se vendet si Uzbekistanin, Moldavinë e Mongolinë nuk mundem t’i kalojmë, por vendet tjera nuk na afrohen për bajatizëm.

Postimi i plotë:

Kogja jemi ne rruge t’mbare me u ba njeri nder vendet me bajate ne dynja, me nje bajat e bajatice ne krye te saj, Kurtin e Vjosa Osmanin.

Uzbekistanine, Moldavine a Mongoline ndoshta s’un i tejkalojme, ama k‘to tjerat as qe kane me na u afru per bajatizem…😊

Shpërndaje në

U Kopjua