Live

Mitrovica në “zjarr”, kapacitet nuk mjaftojnë

07:59 / 28 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Mitrovicë, Bahtir Maxhuni, për “Ora Shtatë” dha detaje për zjarret që kapluan qytetin.

Sipas Maxhunit, Mitrovica të shtunën pati disa vatra zjarri,derisa shtoi se një nga to ka qenë e pamenaxhueshme nga zjarrfikësit, duke u detyruar të kërkojnë ndihmë në shuarjen e saj, transmeton Klankosova.tv.

“Komuna e Vushtrrisë, komuna e Mitrovicës së Veriut, komuna e Leposaviqit dhe komuna e Zveçanit na janë bashkangjitur në ndihmë”, u shpreh tutje ai.

Ai shton se pasojat kanë qenë të mëdha, ku rreth 30 hektarë janë djegur nga zjarri.

Shpërndaje në

U Kopjua