Live

“Mos na leni vet” – Si u rrëfye i mbjetuari Bislim Zogaj për Masakrën e Dubravës (VIDEO)

08:43 / 20 Maj 2025

Nga Kosova Live

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, i mbijetuari i Masakrës së Dubravës, Bislim Zogaj, ka ndarë kujtime rrëqethëse nga një prej kapitujve më të errët të historisë së Kosovës.

Zogaj ka treguar për momentet kur të plagosurit, mes britmave për ndihmë, kërkonin që të mos braktiseshin. “Thërrisnin ‘mos na leni vet’. Ishte e pamundur t’i ndihmoje të gjithëve, disa kishin plagë që mund t’ua shpëtoje jetën, por të tjerët ishin në gjendje të rëndë”, ka rrëfyer ai, transmeton Klankosova.tv.

Një nga kujtimet më të rënda që ai ndau lidhej me një skenë që, siç tha, e përndjek ende sot.

“Njëri prej të plagosurve ende frymonte. Kur ia vendosa dorën nën kokë dhe pastaj e largova, më mbetën trutë në dorë. Sigurisht që ai vdiq pak më vonë”, u shpreh Zogaj.

Ai tha se, ndonëse vitet kanë kaluar, pamjet e asaj dite janë të paharrueshme, përcjell Klankosova.tv.

“Më herët ndoshta mosha e ka bërë të vetën dhe e kam tejkaluar më lehtë, por gjithmonë më ngarkon kjo skenë”, rrëfeu ndër të tjerash Zogaj./Klankosova.tv.

Ndiqni rrëfimin e tij të plotë, në videot e mëposhtme:

Shpërndaje në

U Kopjua