Live

Moskonstituimi i Kuvendit” – Ambasadorët e Holandës, Finlandës dhe Suedisë i shkojnë në zyrë Osmanit

19:39 / 04 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, atë të Finlandës, Matti Nissinen dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.

Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol për zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e krijuar pas mos-konstituimit të kuvendit.

Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje, Osmani ka falënderuar ambasadorët për përkrahjen e tyre në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua