Live

Moti në Shqipëri: Vranësira, reshje dhe valëzim në det

08:12 / 16 Maj 2025

Nga Kosova Live

Të premten, moti në Shqipëri pritet të jetë i paqëndrueshëm, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Vendi do të përfshihet nga vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet kryesisht të ulët.

Nga mesdita deri në orët e pasdites së vonë, reshjet pritet të shtohen përkohësisht në intensitet mesatar, duke u shfaqur në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s. Në zona të caktuara si lugina dhe bregdet, gjatë zhvillimit të vranësirave, era mund të arrijë deri në 22 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i pranishëm me forcë nga 3 deri në 4 ballë.

Shpërndaje në

U Kopjua