Live

Mourinho me detyrë të re

13:41 / 10 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Mourinho rikthehet në Premier Ligë, por kësaj radhe jo si trajner.


Sipas një postimi në tëitter të Sky Sport, portugezi ka nënshkruar një kontratë, që do ta lidhë atë me kanalin televiziv anglez, për të cilin do të jetë komentator i sezonit të ardhshëm të Premier League.


Ai do të debutojë të dielën kur ndeshen Manchester United dhe Chelsea, skuadra të dyja të udhëhequra nga Mourinho më parë.


“Premier League është një kompeticion i veçantë për mua, që kërkon shumë punë për ta fituar, për të cilin nuk mund t’i heqësh sytë nga ndeshjet çdo javë. “Sky Sports” është shtëpia e Premier League dhe është kënaqësi për mua që të bashkohem me këtë ekip, të ndihmoj të kuptojmë më shumë, edhe të shpjegoj, se çfarë ndodh në secilën ndeshje. Futbolli është një pasion i madh, do të thotë aq shumë për tifozët. Unë nuk mund të pres që të jem pjesë e Premier League me ta, derisa të kthehem në vendin tim, pas “Sky”, – tha portugezi.

Shpërndaje në

U Kopjua