Live

Mozzik dhe Loredana anulojnë koncertin në Velipojë

13:47 / 09 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Loredana Zefi u bë top temë e mediave vetëm pak kohë më parë. Skandali i mashtrimit të ciftit zviceran nga reperja u përcoll me mjaft interes nga mediat.

E kur u mendua se ky skandal do i’a shkatërrojë karrierën, Loredana u ngrit edhe më e fuqishme.

Ajo publikoi disa këngë pas skandalit si dhe mbajti koncerte të shumta, bashkë me burrin e saj Mozzikun.

Loredana dhe Mozzik ishte paraparë që të mbanin një koncert mbrëmë në Velipojë por se për arsye shëndetsore është anuluar.

Nuk dihet se cili është sëmurë por njoftimi u bë nga Mozziku në instagram.

“Velipoja për shkaqe shëndetësore nuk po mundemi që sonte të jemi në Avatar. Ju kërkojmë falje shumë, por gjëra që ndodhin. Shihemi së shpejti. Faleminderit për mirëkuptimin”- shkroi Mozzik në postim.

Shpërndaje në

U Kopjua