Live

MTV mendon të heq emrin e Miachel Jackson nga çmimi “Vanguard Award”

18:02 / 28 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Pas transmetimi të dokumentarit “Leaving Neverland”, MTV po shqyrton të heq  emrin e Miachel Jackson për çmimet vjetore të Video Music Aëards në gusht.

“Ka shumë diskutime se si të ndahet ky cmim për këtë vit, dhe ato po bëhen të shëmtuara”, tha një burim. Ka bisedime nëse të hiqet vetëm emri i këngëtarit apo komplet cmimi. Si dhe kush do ta ndajë këtë cmim.

Dokumentari kontradiktor i HBO u përqendrua akuzat për abuzimin seksual nga ish-mbrojtësit Jackson, Ëade Robson dhe James Safechuck. Të dy këta akuzojnë qe Jackson i  ka mbajtur afër për të abuzuar seksualisht me ta si fëmijë.

Personat e autorizuar për pasurinë e pop yllit i mohuan akuzat dhe ngritën një padi prej 100 milionë dollarësh kundër HBO-së për shkeljen e një klauzole nga një kontratë e vitit 1992 që i pengonte rrjetit të bënte “vërejtje të pandershme” për Mbretin e Pop. HBO kundërshtoi në dokumentet e gjykatës se kontrata kishte skaduar.

Jackson mori çmimin Vanguard në 1988, dhe MTV e ka riemërtuar atë në nder të tij në 1991.

Yje si Beyonce, Rihanna etj janë nderuar me këtë çmim ndër vite.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...