Zjarret kanë kapluar edhe disa fshatra të Suharekës si Dubravë, Sallagrazhdë dhe Mushtisht. Pas kësaj situate, kreu i kësaj komune me anë të një postimi në Facebook ka bërë thirrje për ndihmë.
“Kushdo që ka mundësi e që ka paisje për shuarje zjarri le t’ndihmoj në hapësirën Dubravë – Sallagrazhdë – Mushtisht”, shkruan ai, transmeton Klankosova.tv
Në një tjetër postim, i pari i kësaj komune njofton se me të gjitha kapacitetet institucionale po mundohen ta mbajmë situatën atje nën kontrollë.
“Faleminderit qytetarëve, zjarrëfikësve, policisë, të gjithëve”, shkruan Muharremaj, transmeton Klankosova.tv.