Live

Muharremi: E papranueshme, derisa u kallte Kosova me mbi 100 zjarre, deputetët e mbanin vendin të bllokuar

12:16 / 27 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Shenoll Muharremi, njohës i politikave, ka kritikuar ashpër deputetët e Kosovës për mungesën e reagimit ndaj krizës që po përjeton vendi për shkak të zjarreve të shumta dhe mungesës së strategjive për menaxhimin e rreziqeve.

Ai ka theksuar se më shumë se 100 zjarre janë shpërndarë nëpër vend, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe ka bërë thirrje për përgjegjshmëri dhe përmirësimin e kapaciteteve të zjarrfikësve, krijimin e planeve dhe strategjive për parandalimin e zjarreve, dhe për rregullimin e kushteve për institucionet përgjegjëse.

“Shumica e deputetëve, me gjasë edhe shumica absolute e qeverisë, as që e ndiejnë dhe kuptojnë, e as që dëshirojnë me ditë çka po ndodhë. Kosova kallej, Kuvendi e Qeveria krihej”, tha Muharremi, duke theksuar se investimet e shumta të qytetarëve kosovarë janë shkatërruar në një moment të vetëm për shkak të zjarreve. Ka arsye pse jemi ku jemi. Arsyeja kryesore është drejtimi i keq i vendit dhe ekonomisë. Moskujdesi dhe papërgjegjësia institucionale ndaj bujkut, prodhuesit e bizneseve”, shkroi ai.

Muharremi e ka cilësuar të papranueshëm dhe të pafalshëm faktin që ndërkohë që Kosova digjej nga zjarret, deputetët vazhdonin të mbanin vendin të bllokuar për interesa politike të ngushta, duke e theksuar edhe fakti që fushatat e qeveritarëve ishin më të rëndësishme se pasojat e kësaj situate.

“Derisa bujqësia jonë digjej, qeveritarët bënin fushatë e hanin bostan disa kilometra më larg po tregu interesin e ndjeshmërinë më të vogël se çka po ndodhë me ata që kanë investuar gjithçka për ekonominë tonë”, përfundoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua