Analisti politik, Shenoll Muharremi, ka deklaruar se duhet përkrahur prokuroria.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ai ka theksuar se prokuroria duhet të bëhet më aktive duke hetuar të gjithë rastet pa mëshirë, dhe se të dyshuarit që hetohen nuk nënkupton patjetër se janë fajtorë, transmenton Klankosova.tv.
“Të gjithë duhemi me e përkrahë prokurorinë, sidomos ata prokurorë që kanë integritet. Le të na hetojnë të gjithëve, pa mëshirë. Prokuroria duhet me u bë edhe më aktive.
“Duhet me hetu gjithkund ku ka dyshime. Kjo e forcon shtetin dhe e rrit besimin në institucionet publike. Sidomos duhet me u hetu ata që e menaxhojnë paranë publike. Vetëm dobi kemi nga hetimet. Prokuroria duhet me qenë e pavarur, pa asnjë ndikim politik. Me e forcu integritetin e saj, askush mos me e dyshu.Personat që hetohen nuk nënkupton që janë fajtorë. Këto hetime dhe intervista duhet me u bë rutinë. Ashtu siç shkon pacienti te mjeku për kontroll, ashtu prokurori heton me pa a jemi mirë”.
“Ka ardhë koha me u fuqizu ky institucion dhe me dalë prej aty heronjtë e rinj të Republikës. E di që ka me dhjetëra patriotë modernë që e dojnë këtë vend dhe që munden me kry këtë detyrë patriotike”, shkroi ndër tjerash Muharremi.