Deputeti i LDK-së Besian Mustafa, ka deklaruar se qëndrimi i subjektit që ai përfaqëson mbetet i njëjti.
Mustafa deklaroi se LDK nuk voton asnjë kandidat të partisë me të cilën nuk ka marrëveshje politike.
“Qëndrimi i Lidhjes Demokratike vazhdimisht mbetet konsistent”, deklaroi ai.
Ai foli edhe për votën pro të deputetit të këtij subjekti, Arben Gashit, për Dimal Bashën që u propozua nga VV-ja për kryetar të Kuvendit.
“Për dallim nga shumica tjetër parlamentare Lidhja Demokratike e Kosovës, me të vërtetë është demokratike. Edhe z. Gashi i ka qëndrimet e tij dhe veprimet e tij si deputet”, tha ai.