Live

Mustafa për qeverinë: Sjellja e tyre pa kontroll parlamentar shihet te nxitja e sjelljeve të ZRrE-së

18:59 / 31 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ish-kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se sjellja e qeverisë në detyrë dhe e ministrave në detyrë, pa kontroll parlamentar shihet më së miri tek nxitja dhe përkrahja e sjelljeve të ZRrE-së për imponimin e tregut të lirë të energjisë, përkundër vendimeve gjyqësore.

Mustafa tha se vendimet për tregun e lirë të energjisë nuk i takojnë ZRrE-së, ashtu siç, sipas tij, shprehet ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Nuk i takojnë ZRrE-së vendimet për tregun e lirë të energjisë, siç shprehet ministrja e ekonomisë, por këto vendime i takojnë respektimit të ligjeve dhe vendimeve të gjykatave, të cilat mbrojnë të drejtat e bizneseve, të punëtorëve të punësuar në to, të investimeve në këtë sektor, të mundësive të kthimit të kredive, me këtë edhe mbrojtjes së sektorit bankar dhe të konkurrencës”.

“Ky Ligj parasheh që të zbatohet kur krijohen rrethanat e një konkurrence në treg, në dobi të sektorit privat, jo në shkatërrim të sektorit privat. Duhet të ruhemi nga pasojat e mendësisë dhe veprimeve shkatërruese”, shkroi Must afa, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se shtet kemi aq sa kemi ekonomi, teksa pyeti se “çfarë do të mbetet nga ky shtet nëse edhe këtë ekonomi ia shkatërrojmë?”.

Shpërndaje në

U Kopjua